Haradinaj: Të gjithë kanë arsye të ndihen të sigurt

Aktuale

Haradinaj: Të gjithë kanë arsye të ndihen të sigurt

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 13:29
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me të tri ligjet FSK do ta ketë detyrë mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, mbrojtjen e qytetarëve dhe komuniteteve, si dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare.

Haradinaj në seancën e Kuvendit, ka siguruar të gjithë qytetarët se do të jenë të sigurt.

Haradinaj: Në një Kosovë të sigurt të gjithë kanë arsye të ndihen të sigurt

“Iu sigurojë që në një Kosovë të sigurt të gjithë kanë arsye të ndihen të sigurt edhe komunitetet, kjo është edhe një punë që bëhet për të gjithë qytetarët e vendit, sa i përket funksioneve të FSK-së, që të tria ligjet kanë një detyrë, është mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës, mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Kosovës, mbrojtja ushtarake civile dhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare“, ka thënë Haradinaj.

Kurse, Fatmir Xhelili tha se PDK përkrah këtë projektligj dhe do ta japin kontributin e tyre në lexim të dytë.

Xhelili: Lista serbe nuk përfaqëson të gjithë qytetarët e komitetit serb

“Më vije keq që pjesëtarët e listës serbe u larguan nga salla para votimit të projektligjit, por për shkak të korrektësisë lista serbe nuk përfaqëson të gjithë qytetarët e komitetit serb të Kosovës sepse ka shumë qytetarë të komunitetit serb të Kosovës e përkrahin FSK, janë pjesëtar të FSK-së dhe ka shumë kërkesa që ata edhe në të ardhmen të jenë pjesëtar të FSK-së, por fatkeqësisht disa prej tyre janë të kërcënuar dhe me padurim e presin mundësinë që shteti jonë t’i krijojë kushte të evitojë ato kërcënime që ata të bëhen edhe numër më të madh në FSK, për të cilën kanë respekt”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat