Thaçi: Diaspora e Kosovës, me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesore e ekonomisë sonë

Aktuale

Thaçi: Diaspora e Kosovës, me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesore e ekonomisë sonë

Nga: D.RR Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:09
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në mbledhjen Java me Bizneset e Diasporës në Kosovë, me ç’rast ka thënë se diaspora me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesorë e ekonomisë kosovare.

Sipas tij diaspora ka kontribuar vazhdimisht në ruajtjen e stabilitetit social dhe në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Diaspora e Kosovës, me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesore e ekonomisë sonë. Ajo ka kontribuar vazhdimisht në ruajtjen e stabilitetit social dhe në mirëqenien e qytetarëve tanë. Java me Bizneset e Diasporës në Kosovë duhet të shërbejë si mundësi e mirë për të forcuar edhe më shumë lidhjen e ndërsjellë mes bizneseve të diasporës me ato vendore. Kosova, më shumë se çdoherë tjetër, sot ka nevojë për patriotizëm ekonomik. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat