Djali i Sali Çekaj: Bashkim Ramosaj apo të bëjnë sytë dritë njësoj?

Aktuale

Djali i Sali Çekaj: Bashkim Ramosaj apo të bëjnë sytë dritë njësoj?

Nga: N.Sh Më: 20 tetor 2018 Në ora: 09:26
Bashkim Ramosaj

Djali i heroit të kombit Sali Çekajt, Hyseni, pa pyetur Bashkim Ramosaj, kryetarin e Deçanit se a po i bëjnë sytë dritë njësoj duke i publikuar dy fotografi në rrjetin social Facebook.

Në njërën fotografi është lapidari i heroit Sali Çekaj, kurse në fotografinë tjetër është lapidari i heroit Luan Haradinaj dhe Beg Rizaj.

Ndryshimi këtu është se te lapidari i Sali Çekaj nuk ka gjatë natës drita, kurse te lapidari tjetër po.

“Mirëmëngjesi Kryetar BASHKIM RAMOSAJ, apo të bëjnë DY SYTE njësoj dritë?????

1) Lapidari i HEROIT SALI ÇEKAJ

2) Lapidari i HEROIT LUAN HARADINAJ

dhe BEG RIZAJ”, shkruan Çekaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat