Analisti politik, Faton Mehmeti ka hedhur akuza të rënda ndaj SHIK-ut dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Mehmeti përmes një shkrimi në Facebook, thotë se SHIK-u e ka kapur shtetin dhe në këtë mënyrë ka zgjeruar rrjetën e drogës, prostitucionit dhe kazinove.
Ai thotë se, Policia dhe AKI-ja janë në shërbim të klanit “Pronto”, kurse presidenti Thaçi është kreu i të gjitha të këqijave në Kosovë.
“SHIK-u ka kapur shtetin duke e zgjeruar rrjetën e drogës, prostitucionit dhe kazinove...këta janë Bosset pa të cilët as një shërbëtor në shkollë nuk mund të punësohet. Policia dhe AKI janë në shërbim të klanit "Pronto", Hashimi është kreu i të gjithë të këqijave në këtë vend”, shkruan Mehmeti transmeton gazeta “Bota sot”.