FSK-ja mohon largimin e pjesëtarëve serbë

Aktuale

FSK-ja mohon largimin e pjesëtarëve serbë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:26
FSK

Në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës nuk është pranuar asnjë kërkesë për largim nga FSK-ja nga asnjë pjesëtarë.

Gjatë ditës së sotme në media u raportua se disa pjesëtarë të komunitetit serbë janë larguar nga FSK-ja.

Mirëpo, zëdhënësi i MFSK-së, Ali Uka, ka thënë se deri në këto momente nuk është bërë asnjë kërkesë zyrtare dhe nuk është raportuar se ka pasur largim të ndonjë pjesëtari të FSK-së.

“Në takimin e rregullt të mëngjesit nuk ka pasur asnjë raportim, nuk ka pasur shqetësim të tillë. Zyrtarisht nuk kemi një kërkesë të tillë. Askush nuk ka raportuar për një gjë të tillë as ministri, as komandanti sepse, këto kërkesa janë shumë shqetësuese për neve, mirëpo zyrtarisht nuk kemi pasur asnjë kërkesë të tillë dhe nuk është raportuar për këtë në takimin e mëngjesit”, ka deklaruar Uka.

Kujtojmë se këtë vit nga FSK-ja ka pasur largime të vazhdueshme të pjesëtarëve të komunitetit serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat