Një ditë pasi u kthye në punë, Rikalo e pezullon përsëri Elhami Hajdarin

Aktuale

Një ditë pasi u kthye në punë, Rikalo e pezullon përsëri Elhami Hajdarin

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:09
ELHAMI HAJDARIN

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës kishte marrë vendim që ta rikthejë në punë kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (ABZH), Elhami Hajdarin.

Por ministri Nenad Rikallo, ka marrë një tjetër vendim sot, ai ka pezulluar nga përsëri nga puna Elhami Hajdarin.

Elhami Hajdari duket se do të ketë përsëri telashe me vendin e tij të punës, në ditën që do të rifillonte punën si kryeshef i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ai ka marrë një pezullim tjetër nga ministri Rikallo, 

Ministri Rikallo kishte nënshkruar vendimin e KPMSH për rikthimin e Hajdarit në pozitën që mbante në këtë ministri, mirëpo për shkak të disa problemeve që Hajdari nuk i ka rregulluar me ligjin ai është detyruar ta pezullojë përsëri nga puna.

Ky pezullim bëhet për 5 arsyeje, 1)Raportit të Policisë së Kosovës, 2) Raporti Negativ të Auditorëve 3) Raporti të BE’së 4) Ankesa të fermerëve 5) Me rastin e ndërprerjes së mardhënjës së punës të punësuarës e cila ka qenë në pushim të lehonisë.

Kujtojmë se pezullimi nga puna i Elhami Hajdarit nga kryeshefi i AZHB’së, vjen pasi ky i fundit thotë se kishte refuzuar që t’ia përcillte jashtëligjshëm mbi 80 mijë euro një biznesi me bazë në Prizren, me të cilin kishte raport afarist Biljana Rikallo, bashkëshorte ministrit serb.

Sipas vendimit në fjalë, Hajdari do të vazhdojë të marrë 50 për qind të pagës gjatë kohëzgjatjes së pezullimit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat