LVV-ja viziton bujkun ish-luftëtar të UÇK-së, kjo është arsyeja befasuese!

Aktuale

LVV-ja viziton bujkun ish-luftëtar të UÇK-së, kjo është arsyeja befasuese!

Nga: N.Sh Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 20:11
Pamje gjatë vizitës që Kurti ka zhvilluar në Dubovc

Lëvizja Vetëvendosje, ka vizituar një ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kësaj radhe, vizita e LVV-së është befasuese, pasi ka vizituar këtë ish-ushtarë të UÇK-së i cili nuk po mund t’i mbjellë 15 hektarë me grurë.

Gjatë vizitës që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar me Fahri Zymberin, familjar i heroit të Kosovës, policit të vrarë në veri, Enver Zymberi, në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, kanë diskutuar për thatësirën e cila e ka penguar në mbjelljen e tokës me grurë.

Ata kanë folur edhe për subvencionet për të cilat Zymberi thotë se po i marrin me shuam vështirësi.

Më poshtë shkrimi dhe videoja e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje:

Bujku Fahri Zymberi, ish luftëtar i UÇK-së sivjet nuk po mund t’i mbjellë 15 hektarë me grurë siç kishte planifikuar. Thatësia e ka penguar atë dhe të gjithë bujqit e tjerë të kësaj kulture bujqësore. Për të folur rreth këtij problemi, atë në fshatin Dubovc të Vushtrisë e vizituan kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, deputeti Salih Zyba, nënkryetari i Vushtrisë Besim Muzaqi bashkë me drejtorin për bujqësi Miran Halili dhe Tahir Tahirin nga Komiteti i LV për Bujqësi.

Bujqësi pa ujë nuk ka, e ne ujë kemi plot. Mjafton ta shpërndajmë nëpër fushat tona. E ne kemi fusha dhe ujë. Duhet vetëm përgjegjësi që t'i dallojmë përparësitë. Bujqësia është fuqia jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat