Veseli takon Ahtisaarin, diskutohet për të ardhmen e Kosovës

Aktuale

Veseli takon Ahtisaarin, diskutohet për të ardhmen e Kosovës

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:30
Veseli dhe Ahtisari

Kryeparalamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se gjatë vizitës zyrtare në Finlandë ka takuar diplomatin Marti Ahtisaari.

“Pata kënaqësinë ta takoj presidentin Marti Ahtisaari. Evokuam kujtime nga puna e tij që çoi në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, një ëndërr edhe përpjekje e gjatë e popullit tonë. Ne jemi krenarë që Kosova është bërë shembull i demokracisë për shumë vende. Me presidentin Ahtisaari shkëmbyem shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe këshillat e tij janë gjithmonë të mirëseardhura”, ka shkruar Veseli.

Image

I pari i PDK-së tutje ka thënë se Kosova në këtë fazë është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun me Serbinë, për të përmbyllur përgjithmonë çështjet e hapura mes dy vendeve dhe për te ecur si dy vende sovrane në rrugën e integrimeve evropiane.

“Kushtetuta e Kosovës, që buron nga propozimi i presidentit Ahtisaari, është garantuese e fortë e lirisë se qytetarëve tanë, pa dallim, dhe mbrojtja e kësaj kushtetute do të jetë angazhimi ynë i përhershëm, në çdo fazë”, ka përfunduar Veseli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat