Është zhvilluar ndeshja e dytë finale e Konferencës së Lindjes.
LeBron James dha gjithçka nga vetja, por Cleveland Cavaliers u dorëzuan sërish para Boston Celtics në “TD Garden”.
Një tjetër super paraqitje, ku realizoi triple double prej 42 pikë, 12 asistime dhe 12 kërcime, por kontributi i James sërish nuk mjaftoi para skuadrës më të titulluar në historinë e NBA. Celtics triumfuan 107:94 edhe ndeshjen e dytë të serisë finale në Konferencën e Lindjes dhe tashmë shkojnë epërsi prej 2:0 në dy përballjet e radhës që do të zhvillohen në Quicken Loans Arena të Clevelandit.
Gjashtë basketbollistë të Celtics e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore. Duke e u nisur nga Jaylen Brown i cili realizoi 23 pikë, e duke vazhduar me Rozier (18), Horford (15), Marc Morris (12), Smart (11) e Tatum (11).
Finalistët e dy sezoneve të fundit tani duhet të besojnë të një mrekulli që të mund të rikthejnë rezultatin e përgjithshëm ndaj Celtics.