Orari i ndeshjeve të përfaqësues së Kosovës në basketboll - Bota Sot
Orari i ndeshjeve të përfaqësues së Kosovës në basketboll

Basketboll

E diel, 23 shtator 2018

Orari i ndeshjeve të përfaqësues së Kosovës në basketboll

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 06:53
Përfaqësuesja e Kosovës do të garojë në grupin C në kualifikimet për Botërorin e Basketbollit “Kina 2019”

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll këtë javë do t’i zhvillojë dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Të enjten dhe të dielën nga ora 20:30, përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Hungarinë dhe Poloninë.

“Prandaj ju presim të gjithëve në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Zani yt, na duhet në sallë!”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku e ka humbur jetën basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani dhe janë lënduar tre basketbollistë të tjerë, Fisnik e Granit Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti, Kujtim Shala, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) kishte bërë kërkesë në FIBA për moszhvillimin e këtyre dy ndeshjeve, por kjo e fundit sot e ka informuar FBK-në se ndeshjet duhet të zhvillohen.

Ndeshjet që do të zhvillohen të enjten dhe të dielën, do t’i kushtohen basketbollistit të përfaqësues së Kosovës, Gazmend Sinani, i cili humbi jetën në aksidentin e trafikut në Gjakovë.

“#PERTYGAZ15″, thuhet në postimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës. 

Numri 15 i fanelës, të cilin e ka mbajtur Gazmend Sinani është pensionuar për nder të tij dhe më nuk do ta mbajë askush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test