Dardan Berisha: Humbja më e ëmbël në karrier, luajtëm për Gazin - Bota Sot
Dardan Berisha: Humbja më e ëmbël në karrier, luajtëm për Gazin

Basketboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Dardan Berisha: Humbja më e ëmbël në karrier, luajtëm për Gazin

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 23:35
Pamje nga ndeshja

Kosova ka pësuar humbjen e radhës në basketboll në ndeshjen kundër Hungarisë.

Kosova në këtë ndeshje u paraqit e hendikepuar thuajse pa gjysmën e lojtarëve.

Ani pse më gjithë këto mungesa Kosova zhvilloi një lojë dinjitoze duke rezistuar mjaftë shumë ndaj Hungarezvë.

Kapiteni Dardan Berisha i cili ishte lojtari më i mirë i ndeshjes pas përfundimit të saj deklaroi se kjo është humbja më e ëmbël që kam përjetuar si basketbollist.

“Nuk e kemi pasur mendjen te ndeshja, nuk kemi mundur në fakt të fokusohemi. Gazi s’është më me në është një humbje mjaftë e madhe. Ne nuk jemi stërvitur dhe nuk jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje pas rastit tragjedik. Na kanë munguar lojtarët si Granit e Fisnik Rugova. Kemi rezistuar shumë mirë tre qerekët e parë, por në fund ishim të lodhur nuk kishim bankë të mirë rezervë. Jam i lumtur për paraqitjen e lojtarëve të ri, shihet se Kosova ka brumë për basketboll, kjo është humbja më e ëmbël në karrierën time”, ishin fjalët e tij mes shumë emocionesh.

Kosova të dielën përballet ndaj Polonisë ku nuk pritet ndonjë fitore duke parë edhe mungesat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test