Trajneri amerikan: Kosova tregoi karakter pas tragjedisë - Bota Sot
Trajneri amerikan: Kosova tregoi karakter pas tragjedisë

Basketboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Trajneri amerikan: Kosova tregoi karakter pas tragjedisë

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 12:47
Foto e Gazit në mes shikuesve

Ndeshja Kosovë – Hungari e luajtur të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka filluar me një minutë heshtje në nder të Gazmend Sinanit të ndjerë.

Ndërkaq pak minuta para ndeshjes, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ia dorëzoi vëllait të Gazit, Blin Sinani, një fanellë me nënshkrime të lojtarëve dhe stafit të Përfaqësueses së Kosovës në fanellën e Gazmend Sinanit të ndjerë. Kosova luajti me 11 lojtarë, e la një ulëse të zbrazët në bankën e rezervistëve për Gazin. 

Takimi ka përfunduar me rezultat 65:81 (19:29, 20:10, 13:18, 13:24).

Brad Greenbeg, përzgjedhës i Kosovës: tha: “Jam shumë i lumtur me performancën e ekipin tonë. Lojtarët luajtën me kurajo, me energji të pashoq. Kosova tregoi karakter pas tragjedisë që ndodhi ditën e shtunë. Dy lojtarë të rinj erdhën në shprehje, Kapiti i cili dëshmoi kapacitetet e tij, dhe Tmusic që erdhi vetëm mbrëmë për t’iu bashkuar Kombëtares tonë. E di që secili lojtarë në mendjen dhe zemrën e tyre kishin Gazin, ndërsa që unë ndihem krenar me djemtë tanë; ishte ndeshje shumë e mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test