Lipjani është në një situatë të palakmueshme të rezultateve dhe kërkon që të ikë nga pozita e poshtme në tabelë. Klubi lipjanas është përforcuar me një basketbollist. “KB Lipjani (meshkujt) ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar Aleksandr Dubovitskii. Lojtari lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB Lipjani pas plotësimit të kritereve në bazë të Regullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK”, bëhet e ditur nga FBK. Lipjani nga shtatë ndeshje ka një fitore e gjashtë humbje dhe renditet i fundit me 8 pikë në Superligën e Kosovës.