Dana White, center, keeps Khabib Nurmagomedov, left, and Conor McGregor away from each other during a ceremonial weigh-in for the UFC 229 mixed martial arts fight Friday, Oct. 5, 2018, in Las Vegas. (AP Photo/John Locher)
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Tuitter”, presidenti i UFC-së, Dana Uajt, konfirmoi zyrtarisht se Khabib Nurmagomedov nuk do të duelojë më në kafaz.
“29 me 0. Ai është 100% i tërhequr nga sporti. Ishte diçka e jashtëzakonshme të të shihja ty në kafaz. Të falënderoj për gjithçka dhe shijoje çfarëdo të jetë e ardhmja jote miku im”.
Ka qenë ky komenti i numri 1 të arteve marciale mikse Dana Uajt, që konfirmon mbylljen e karrierës së Khabib Nurmagomedov, kampion bote në peshën e lehtë. Një karrierë që mbyllet me rekordin e 29 fitoreve dhe 0 humbje.
Khabib nuk duelon që prej eventit UFC-254, zhvilluar në tetorin e vitit të kaluar, ku mposhti Xhastin Gaetje. Pas fitores, rusi deklaroi tërheqjen e tij nga kafazi, por “UFC” dhe Dana Uajt shpresuan që ta rikthenin në kafaz edhe për një duel të fundit, por pa sukses.