Xhoxhaj shkatërron boksierin lituan

Boksi

Xhoxhaj shkatërron boksierin lituan

Nga: K.G. Më: 7 prill 2024 Në ora: 19:34
Boksieri Lumturim Xhoxhaj - majtas

Boksieri Lumturim Xhoxhaj ka treguar cilësitë e tij në ring, duke e shkatërruar lituanin Mantas Augys.

Xhoxhaj ka boksu me mjeshtri dhe fitorja ka qenë e padiskutueshme në kuadër të Kampionatit Evropian për të rinj U18, që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.

“Sot në të tetën e finales, në kategorinë 57 kg Lumturim Xhoxhaj korri fitore bindëse 5:0 kundër boksierit nga Lituania Mantas Augys”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Xhoxhaj synon të shkojë deri në finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat