UFC do të jetë pa zërin e njohur

Boksi

UFC do të jetë pa zërin e njohur

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:00
UFC do të jetë pa zërin e njohur

Bruce Buffer, një nga zërat më të famshëm në botë, spikeri dhe prezantuesi i njohur i eventeve të arteve marciale mikse (MMA), nuk do të jetë i pranishëm këtë fundjavë në Abu Dhabi (në Fight Island), në eventin UFC-267. Presidenti i UFC-së, Dana White, bëri me dije sot se Buffer, 64 vjeç, është infektuar me Covid-19 dhe është i izoluar në shtëpinë e tij, ku po mjekohet.

Buffer ka qenë zëri i këtij sporti, teksa në UFC punon prej 25 vitesh. Ai debutoi në eventin UFC-11 (20 shtator 1996) dhe që nga ajo ditë ai ka bërë prezantimin e sportistëve dhe dueleve më të mëdha të këtij sporti, në çdo event, pa humbur asnjë prej tyre. Gjithsesi, këtë fundjavë, për herë të parë pas 25 vitesh dhe 255 eventesh radhazi, ai do të mungojë në kafaz.

Fansave do t’u mungojë zëri karakteristik i Buffer, i cili nuk do të bëjë prezantimin e sportistëve. Ai që do ta zëvendësojë është Joe Martinez, që zakonisht bën prezantimin e sportiëve në eventet e UFC Night Fight.

“Buffer është me koronavirus dhe nuk do ta kryejë këtë udhëtim. Apo po relaksohet dhe rikuperon nga infektimi. Ai do të jetë sërish me ne në eventin tjetër, në Nju Jork”, tha Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat