Palokaj triumfon me nokaut në raundin e parë garuesin nga Afganistani

Boksi

Palokaj triumfon me nokaut në raundin e parë garuesin nga Afganistani

Më: 9 maj 2023 Në ora: 12:32
Palokaj

Gjoni Palokaj e ka mundur me nokaut në raundin e parë garuesinnga Afganistani Amir Shah Bayat.

Palokaj, në luftën në kafaz në tetor 2022, ka marrë  titullin We Love MMA në Hamburg. 

Ndërsa, të shtunën në orët e vona ai e mbrojti atë, duke fituar me KO ndaj  afganistanezit Bayat.

Image

Palokaj

Në Hanover salla ishte ë stërmbushur (5.000 tifozë), aq sa edhe kapaciteti I saj, nuk përmbushi kërkesat për këtë meç.

Palokaj, që është nga Velezha e Prizrenit, asnjëherë nuk harron prejardhjen dhe fitoren, thotë se “ua dedikoj bashkëkombësve të mi.

Ata, gjatë gjithë karrierës, me prezencën e tyre dhe mbështetjen e pa rezervë, po më japin krahë. Andaj, fitoren ia dedikoj pikërisht atyre”, ka thënë ai pas fitores dhe mbrojtës së titullit.

‘Fitorja, për mua është edhe më e madhe ngas enë vitin 2018, kisha humbur me pikë nga ky boksier’, tha Palokaj, i lumtur për suksesin.

Lidhur me të ardhmen, ai ka thënë se në qershor të këtij viti udhëton në Amerikë në garën Top Ten Team në Miami. Nuk do të ndalem deri në ligat më të forta si UCF, Bellatour e ligat më të mëdha në botë, shprehet ai, duke folur për ambiciet.

28 vjeçari nga Prizreni, është student i inxhinierisë elektroteknike, duke përfundu bachelorin, që i bie se krahas sportit synon ngritje profesionale dhe ne fushën e inxhinierisë.

Punon dhe me të rinj, për tua mësuar zejen që vet e praktikon në Fghtschool Hannover, që është ndër shkollat më të  mëdha në Gjermani, ku trajner  e pronar është David Palokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat