Tyson Fury gjunjëzon Ngannoun! Cristiano Ronaldo në emocione 

Boksi

Tyson Fury gjunjëzon Ngannoun! Cristiano Ronaldo në emocione 

Nga: K. Goca Më: 29 tetor 2023 Në ora: 00:31
Pamje nga meçi

(E plotësuar) - Boksieri britanik Tyson Fury ka shënuar fitore ndaj Francis Ngannou me prejardhje nga Kameruni.

Atmosferë brilante në Arabinë Saudite, i pranishëm edhe ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, legjenda e boksit Mike Tyson e shumë emra tjerë të mëdhenj, panë dhjetë runde të luftuar mes Tyson Furyt e Francis Ngannou. 

Të dy boksierët treguan boks të nivelit në lartë por në disa runde edhe taktizuan. 

Duhet theksuar rundin e tretë, Fury ishte në krizë, bie në tokë dhe gjyqtari i numëron. Ngannou i jep një goditje të fortë.
Fury u tregua më i mirë se Francis Ngannou.

Rundi i dhjetë, rundi i fundit, gjithçka e paqartë.

Rundi i nëntë, minutat e fundit, minutat drithërues. 

Rundi i tetë, të dy boksierët synojnë fitore me nokaut.

Rundi i shtatë, Francis Ngannou po tregon boks të mirë karshi Furyt.

Rundi i gjashtë, Tyson Fury po e kërkon fitoren me nokaut. I pranishëm është edhe legjenda e boksit Mike Tyson. 

Rundi i pestë, luftë e madhe. Francis Ngannou mjaft i mirë. I pranishëm është edhe ylli i futbollit Cristiano Ronaldo.

Rundi i 4-të, Fury në sprovë.

Rundi i tretë, Fury në krizë, bie në tokë dhe gjyqtari i numëron. Ngannou i jep një goditje të fortë.

Rundi i dytë, atmosferë e bukur në Arabinë Saudite. Fury dhe Ngannou po boksojnë me maturi.

1' Rundi i parë, luftë e mirë.

Image

Gjithçka gati për meçin mes Tyson Furyt dhe Francis Ngannout.

Tyson Fury do të boksojë sonte me boksierin francez, Francis Ngannou.

Dueli do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Britaniku ndeshet me Ngannou në botën e boksit, në një meç të peshave të rënda pa titull të mbikëqyrur nga Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit. 

Titulli Fury nuk është në garë në këtë përballje.

Këtu mund ta ndiqni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat