Anthony Joshua: Bëra për spital gjashtë persona

Boksi

Anthony Joshua: Bëra për spital gjashtë persona

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Anthony Joshua - majtas

Anthony Joshua është një ndër boksierët më të mirë në histori.

Anglezi ka zbuluar detaje interesante nga jeta e tij. Ai ka pasur disa zënka në jetën e tij jashtë ringut, ndërsa tani ka zbuluar detajet e një sherri në të cilën ishte aktori kryesor.

Në një intervistë për “BBC”, ish-kampioni i botës ka shpjeguar se nga i kanë ardhur plagët në dorë.

“Unë nuk jam një person që futem në telashe, por ka një histori.

Por kam ditur të hyj në një sherr në rrugë dhe kam pasur disa momente të këqija nga kjo.

Shkova për të blerë një pulë e pjekur një natë situata përfundoi aty që unë u ndesha me gjashtë djem i vetëm. Ishte një luftë masive”, tha Joshua.

“A i dërgova të gjashtë në spital? Në arkivol! Po bëj shaka, sigurisht”, shpjegoi një nga boksierët më të mirë britanik të të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat