Conte vlerëson maksimalisht Veronën: I hapin probleme ekipeve të mëdha, ju flas për merkaton

Futboll

Conte vlerëson maksimalisht Veronën: I hapin probleme ekipeve të mëdha, ju flas për merkaton

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Conte

Interi përballet me Veronën nesër në orën 18.30, në kuadër të Serie A. Trajneri i zikaltërve, Conte ka zhvilluar sot konferencën e zakonshme për shtyp.

Ai u shpreh se ekipi nga Verona është një rival tejet i vështirë,  duke u bazuar te forca e tyre në ndeshje të mëdha. Diçka u tha edhe për merkaton e janarit, e cial pritet të jetë ”zjarr” për ekipin nga Milano.

”Është një Verona e cila që nga viti i kaluar bën gjëra të mëdha.Do të jetë një lojë e vështirë, pasi ata gjithmonë kanë krijuar probleme për ekipet më të mira. Ne kemi nevojë për vëmendje dhe vendosmëri, duke ditur se me çfarë po përballemi.

Interi do të punojë edhe në afatin kalimtar të janarit për të përforcuar klubin dhe të arrijnë kreun e tabelës.Ne do ta diskutojmë atë me klubin, disa vendime u morën në fillim të sezonit dhe është e drejtë të diskutohet para tregut të transferimeve” – Tha Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat