Xhavit Ala, kontribues i madh, nderohet me çmimin ‘Lah Nimani’! Maxhera: Sporti ishte rezistencë efektive ndaj armikut

Futboll

Xhavit Ala, kontribues i madh, nderohet me çmimin ‘Lah Nimani’! Maxhera: Sporti ishte rezistencë efektive ndaj armikut

Nga: K.G. Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:17
Xhavit Ala, kontribues i madh, nderohet me çmimin ‘Lah Nimani’! Maxhera: Sporti është krenari për vendin 

Xhavit Ala, njeriu që i dha shumë futbollit dhe sportit të Republikës së Kosovës në vitet më të vështira, 1991-1999, u nderua me çmimin e madh “Lah Nimani”.

Ish futbollisti Xhavit Ala, ka qenë edhe donator i klubit të futbollit Trepça nga Mitrovica  përgjatë viteve 1989-1998. 

“Çmimi që mban emrin e ikonës së sportit, trajnerit të madh të boksit, Lah Nimani, iu nda Xhavit Alës, një kontribuesi të madh në periudhën më të rëndësishme për sportin kosovar, atë të pavarësimit. Familja Ala ka dhënë kontribut të çmuar për klubin simbol të qytetit, atë të futbollit Trepça. 

Ishim pjesë e Komisionit që shpalli fituesin e çmimit dhe ndihem mirë që ai shkoi në adresën e duhur.

Duke uruar familjen Ala për çmimin, nuk kemi se si mos ta përmendim faktin që është një tendencë për të harruar kontributin e atyre që mbajtën gjallë sportin në vitet 90-ta: sportistët, trajnerët, punëtorët sportiv, donatorët, punëtorët e shkollave dhe gjithë të përfshirët.

Sporti tani është krenari për vendin, por në të 90-tat ishte formë efektive e rezistencës ndaj armikut”, shkruan në profilin e tij në facebook, Arsim Maxhera, anëtar i Komisionit për zgjedhjen e sportistit të Mitrovicës dhe gazetar sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat