Conten nuk e shqetëson mungesa e Lukakus kundër Juves

Futboll

Conten nuk e shqetëson mungesa e Lukakus kundër Juves

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:40
Conte dhe Lukaku

Antonio Conte nuk është i shqetësuar për mungesën e Romelu Lukakus kundër Juventusit dhe ka insistuar se zikaltërit “duhet ta respektojnë” Zonjën e Vjetër.

Interi e pret Juventusin në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.

Zikaltërit e kanë mposhtur dy javë më parë Juven në Serie A.

“Duhet të kemi respekt të madh për një skuadër të fuqishme. Ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”, tha Conte për Rai Sport.

“Për kualifikim duhet luajtur 180 minuta ashtu si ndodhi me Napolin sezonin e kaluar, kur ne humbëm në shtëpi 1-0 pastaj barazuam 1-1 në San Paolo. Ne duhet ta bëjmë më të mirë, ne duhet të luajmë mirë”, shtoi trajneri.

Romelu Lukaku është suspenduar dhe do të mungojë në ndeshjen e parë.

“Nuk është hera e parë që Romelu mungon, do ta kemi Alexis dhe Lautaron. Romelu është i mirë, ai u përgjegj dhe shënoi dy gola në Benevento. Tani ai do të pushojë dhe do të përgatitet për ndeshjen e radhës në Serie A”.

A do të startojë Eriksen?

“Ai është një djalë i mirë, ai po përkushtohet shumë me punë, ne po përpiqemi që të punojmë më të në mënyrë që të kemi më shumë hapësirë për lojtarin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat