Një nga heronjtë brazilianë të Botërorit 1994 përfundon në intubim

Futboll

Një nga heronjtë brazilianë të Botërorit 1994 përfundon në intubim

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:15
Një nga heronjtë brazilianë të Botërorit 1994 përfundon në intubim

Claudio Ibrahim Vaz Leal, i njohur nga të gjithë në botën e futbollit si Branco, një legjendë e Brazilit me të cilin ka fituar Botërorin e vitit 1994, është në gjendje të rëndë si pasojë e COVID-19.

Ish-futbollisti, tashmë 56-vjeçar, është intubuar pasi është në gjendje të rëndë, sipas asaj që raportohet nga mediat në Brazil.

Branco, i njohur për goditjet e tij të dënimit me të majtën, aftësi të cilën ia tregoi të gjithë botës pikërisht në Botërorin e vitit 1994 duke vendosur ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës, prej disa vitesh punon në Federatën Braziliane të Futbollit, si koordinator i ekipeve kombëtare, shkruan vipsport.

Ka qenë pikërisht Federata e cila ka bërë të ditur se Branko është i shtruar në një spital në Rio pasi gjendja e tij është përkeqësuar që tre ditë më parë.

Sipas informacioneve nga Brazili, ai aktualisht ka një infeksion të rëndë në mushkëri, ndaj është dashur që të vendosej në intubim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat