Reali në sprovë

Futboll

Reali në sprovë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:12
Reali në sprovë

Në La Liga Realin e Madridit e pret një transfertë e vështirë si ajo ndaj baskëve të Real Sociedadit. Pasi siguruan çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Los Blancos do të kërkojnë një sukses në kampionat për t’u afruar edhe më shumë me Atleticon kryesuese.

Sfida mes Real Sociedad dhe Real Madrid do të startojë në orën 16:15, ndërsa në mbrëmje në ekranin e Supersport do të vijë një tjetër sfidë nga kampionati spanjoll, ajo mes Valladolidit e Sevillas.

Me shtyrjen e sfidës Inter-Sassuolo, kampionati italian do të vijë këtë të shtunë me vetëm dy takime, të dyja mjaft të rëndësishme sa i përket garës për mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Kështu Crotone, që deri tani është skuadra më e dobët e kampionatit, do të luajë një nga shanset e fundit për mbijetesë, pikërisht në përballjen me Bolognën, që nga ana tjetër “lundron në ujëra të qeta”.

Në orën 18:00 Spezia do të presë Cagliarin në një sfidë direkte për mbijetesën. Vendasit kanë bërë një sezon mjaft të mirë deri tani, por gara është ashpërsuar dhe ndaj sardëve do t’u duhet suksesi për të blinduar pozitat.

Nga ana tjetër sardët vijnë pas humbjes me Juventusin, që i zbriti sërish në zonën e ftohtë dhe sot janë të dënuar të marrin tre pikët në transfertën ligure, për të mos komplikuar edhe më shumë pozitat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat