Lajme të mira për Antonio Conten nga Interi

Futboll

Lajme të mira për Antonio Conten nga Interi

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:17
Lajme të mira për Antonio Conten nga Interi

Mbrojtësi i Interit Stefan de Vrij është shëruar nga virusi Covid-19, sipas raporteve në Itali.

Mbrojtësi holandez kishte dalë pozitiv për Coronavirus më 18 mars.

Sipas “Calciomercato.com” dhe “FcInterneës.it”, testi i ri që iu nënshtrua ish-mbrojtësi i Lazios ka rezultuar negativ. Prandaj trajneri Antonio Conte shpreson se ai mund të jetë gati për të luajtur kundër Bolonjës të shtunën.

De Vrij tani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësore para se të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe të kualifikohet për ndeshjen në “Stadio Dall’Ara”, përcjellë KosovaPress.

Samir Handanoviç dhe Matias Vecino ishin shëruar nga Covic-19 në fillim të kësaj jave dhe Danilo D’Ambrosio mbetet i vetmi lojtar i Interit ende pozitiv.

Interi do të përballet me Bolonjën në fundjavën e ardhshme dhe do të presë Sassuolon në “Giuseppe Meazza” të mërkurën në ndeshjen e planifikuar nga java e 28-të e kampionatit italian, Serie-A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat