Milaim Rama pas ndeshjes së Kosovës me Spanjën: Po na përcjellin gabimet tona trashanike

Futboll

Milaim Rama pas ndeshjes së Kosovës me Spanjën: Po na përcjellin gabimet tona trashanike

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 prill 2021 Në ora: 15:04
Milaim Rama

Kosova nuk ia doli në përballje me gjigantin botëror Spanjën, duke pësuar humbje në Sevilla me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së tretë të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Kjo ishte humbja dytë rresht për Kosovën në Grupin B dhe mbetet në kuotën e zero pikëve, përderisa spanjollët kryesojnë me 7 sosh.   

Legjenda e futbollit shqiptar, Milaim Rama, e ka përcjell me vëmendje ballafaqimin Spanjë - Kosovë. 

Image

Ish futbollisti me prejardhje nga Kosova, tha se djelmoshat tanë po i përcjellin gabimet trashanike. 

A mendoni se Kosova doli mirë me Spanjën, një rezultat 3:1 dhe çfarë e veçojë më shumë ndeshjen?

Image

 “Unë mendoj që rezultati është real, të humbësh kundër një Kombëtare si Spanja është absolute normale dhe ky rezultat është ai që është 3:1.

Por neve si kombëtare po na përcjellin gabimet tona trashanike në repartin defensivë me radhë ashtu ishte kundër Suedisë dhe përsëri kundër Spanjës, ku Kombëtaret më shumë klas po sa kanë një hapësirë të vogël dhe mundësi për të shënuar e realizojnë edhe kështu ndodhi në Spanjë brenda dy minutave pësuam dy gola.

Ishte sigurisht një shok në ato momente por djelmoshat tanë nuk u dorëzuan, shënuam një gol dhe menduam që mund të shënojmë përsëri.

Kishim edhe dy raste të mira nga sulmuesi i krahut Kastrati por nuk arriti të shënoj. 

Image

Goli i tretë erdhi nga goditja e këndit ku ne përsëri nuk treguam siguri në mbrojtje, nuk ishim të vendosur si duhet dhe Spanja kaloj në 3:1 e aty mori fund gjithçka në këtë lojë”, tha Rama për gazetën kombëtare “Bota sot. 

Ish sulmuesi dhe ish anëtari i kombëtares së Zvicrës, tha se secili futbollist i Kosovës duhet t’i merr detyrat më shumë përgjegjësi që nga sulmi e deri në mbrojtje. 

“Duhet ta ceki, është ardhur koha që detyrat që ju afrohen secilit lojtar prej sulmuesve dhe deri në mbrojtje duhen më shumë përgjegjësi të merren”, thotë më tej.

Rama ka edhe një këshillë për futbollistët, që të luajnë me zemër për Kombëtaren.

“Në fund paraqitja e djemve në Spanjë mund të quhet e mirë për shkak rezultatit që ka qenë 3:1, përndryshe ne duhet të te tregojmë shpirt e zemër në fushë, mendoj edhe kjo po mungon kohëve te fundit. Por, shpresoj që ndeshjet që vijnë t’i kthehemi rrugës së fitoreve dhe besimi do të jetë më i madh”, përfundoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat