Gjasula i pafat, dëmtim në menisk

Futboll

Gjasula i pafat, dëmtim në menisk

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:42
Gjasula i pafat, dëmtim në menisk

Jurgen Gjasula, ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare dhe vëllai i madh i mesfushorit aktual të kuqezinjve, Klaus Gjasula, nuk do të mund të jetë protagonist me klubin e Magdeburg në Bundesligën 3.

Futbollisti 35-vjeçar ka pësuar një dëmtim në menisk e kështu, do të mbetet larg fushave të lojës për disa muaj.

Dëmtimi i pësuar së fundmi nga Gjasula fillimisht mendohej se ishte shqetësim muskulor, por më pas u mësua se ai kishte dëmtuar meniskun dhe kështu, u bë e qartë se lojtari i cili kohët e fundit po udhëhiqte skuadrën drejt mbijetesës në këtë kategori, do të mungonte për një kohë të gjatë.

Nga Gjermania bëjnë të ditur se nuk është për t’u përjashtuar as operacioni për të korrigjuar këtë dëmtim, shkruan vipsport.

Gjasula ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon me Magdeburg, duke shënuar 2 gola, të dytin në ndeshjen e fundit që ka luajtur, fitoren 2-0 ndaj ekipit të dytë të Bajern Mynih që merr pjesë në këtë kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat