Nuk ka durim

Futboll

Nuk ka durim

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:15
Capello

“Të rinjtë italianë kanë vështirësi të çajnë për shkak të kurajës së pakët të disa ish-kolegëve dhe për shkak të lojtarëve të shumtë të huaj në ekip”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga Fabio Capello në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport.

“Te skuadrat e moshave ka shumë lojtarë të mirë që mund të përfshihen në ekipin e parë në momentin e duhur, por kjo nuk bëhet ndoshta nga obsesioni për të arritur rezultatin”, ka thënë Don Fabio.

“Nuk ka durim dhe, në disa raste, trajnerët as që e kuptojnë talentin. Një tjetër faktor mund të jetë kërkimi i lojtarëve të huaj, duke shpresuar që të kthehen në fenomenë, por nuk më duken dhe aq më të mirë se lojtarët tanë”.

“Milan-i, – ka kujtuar ish-trajneri, – ka huazuar Albertini-n te Padova, por kur më kanë thirrur për të drejtuar ekipin, kam shkuar ta shikoj dhe e kam rimarrë menjëherë”.

“Te Roma kam aktivizuar De Rossi-n, një vit më pas Aquilan-in. E kuptova menjëherë se i pari ishte më gati dhe mund të luante në ekipin e parë. Tani, kombëtarja e Mancini-t dhe ajo Under 21 tregojnë se ka një të ardhme për futbollin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat