Askush nuk e priste

Futboll

Askush nuk e priste

Më: 24 prill 2021 Në ora: 13:01
Askush nuk e priste

Shkarkimi i Josè Mourinho ka tronditur mjedisin e Tottenham.

Askush nuk e priste që drejtuesit e klubit londinez të vendosnin ta lironin portugezin nga detyra vetëm disa ndeshje nga përfundimi i Premier League. Nga selia e klubit ka zëra të çuditshëm se si skuadra e ka përjtuar shkarkimin e tij. Disa tabloidë britanikë kanë raportuar lajme të ndryshme për këtë çështje.

Është shkruar se disa lojtarë të Tottenham, kur ishin në palestër për stërvitje, festuan sapo mësuan lamtumirën zyrtare të trajnerit Mourinho.

Këtë fakt e raportoi “Sky Sports”. Arsyet kryesore të këtij “divorci” janë, përveç rezultateve mesatare, vendi i shtatë në renditje dhe një stil futbolli i gjykuar shumë spekulues nga mediat, marrëdhëniet e komprometuara trajner-lojtar dhe disidenca e tifozëve, të cilët shpërthyen në rrjetet sociale muajin e fundit. Stoli i është besuar në këtë pjesë të fundit të sezonit dyshes Ryan Mason-Chris Powell, në pritje të emërimit të trajnerit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat