Drita – Prishtina, ja formacionet

Futboll

Drita – Prishtina, ja formacionet

Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:39
Drita – Prishtina, ja formacionet

Xhiro e 30-të në elitën e futbollit kosovar startoi ditën e shtunë, kur Drenica – Feronikeli luajtën baras 1-1 derisa Arbëria mposhti Besën 2-1.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në program janë për tu zhvilluar tri super sfida në futbollin tonë.

Dy skuadrat e mëdha kosovare, Drita dhe Prishtina takohen në stadiumin e qytetit në Gjilan, në një sfidë titulli.

Interesant pritet të jetë edhe në Suharekë, ku Ballkani pret Gjilanin e Ismet Munishit që udhëton për të shkaktuar befasi.

Dueli tjetër i ditës së sotme ka rëndësi pikët e mbijetesës, ku zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë mes Llapit dhe Trepçës ’89.

Drita – Prishtina

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakqori, B.Shabani, Namani, Vucaj, Haxhimusa, Xh.Shabani, Fazliu. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat