Chelsea nxjerr në shitje Abrahamin

Futboll

Chelsea nxjerr në shitje Abrahamin

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:59
Chelsea nxjerr në shitje Abrahamin

Chelsea raportohet se ka nxjerrur në shitje Tammy Abrahamin.

Klubi londinez thuhet se është duke kërkuar që të përforcohet me një top sulmues dhe kjo është arsyeja pse duan ta shesin sulmuesin anglez.

“Telgraph” shkruan se “Blutë” janë të gatshëm ta shesin Abrahamin për 40 milionë funte.

Olivier Giroud gjithashtu pritet që të largohet gjatë verës dhe kjo do t’i hapte rrugë Chelseas të transferonin një sulmues.

Së fundmi është raportuar se Chelsea ka shprehur interesim për Erling Haalandin dhe Romelu Lukakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat