Hansi Flick, do të ulet në pankinën e Gjermanisë

Futboll

Hansi Flick, do të ulet në pankinën e Gjermanisë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 12:25
Hansi Flick, do të ulet në pankinën e Gjermanisë

Mediat në Gjermani raportojnë se trajneri aktual i Bayern Munihut, Hansi Flick, edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Federatës së Futbollist të Gjermanisë, që të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë , pas përfundimit të Euro 2021.

Konfirmimi zyrtar do të jetë gjatë javës së ardhshme , kur është paraparë miqësorja mes Gjermanisë dhe kampionit aktual të Bundesligës. 

Të ardhurat nga kjo përballje do të shkojnë në konton e Bajernit, si kompenzim për ndërprerjen e marrëveshjes me Hansi Flik, që kishte kontratë me bavarezët deri vitin 2023.

Kujtojmë se Gjermania më 8 shtator do të zbarkojë në Shkup, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Mediat gjermane raportojnë se ndihmësi i trajnerit të ri , do të jetë Miroslav Klose.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat