Lukaku: Për Conten luftoj deri në vdekje

Futboll

Lukaku: Për Conten luftoj deri në vdekje

Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:49
Lukaku: Për Conten luftoj deri në vdekje

Romelu Lukaku ka qenë një nga figurat më të rëndësishme për Interin në këtë sezon, me belgun që falë realizimeve të tij i ka dhuruar pikë jetike skuadrës zikaltër.

Sulmuesi është një nga lojtarët më të vlerësuar nga ana e trajnerit Antonio Konte, por edhe lojtari ka një vlerësim të madh për teknikun e tij. Ndaj, së fundmi, Lukaku ka theksuar se për Konten ai do të luftonte deri në vdekje.

“Për Konten do të luftojë deri në vdekje. Nuk ia dola të bashkohesha me të te Çelsi, por e kam menduar gjithnjë se kur të largohesha nga Mançester Junajtid do të luaja për të.

Në fillim ma ka bërë të qartë se nëse nuk do të punoja në stërvitje, atëherë nuk do të luaja. Më ka thënë se ishte shumë e rëndësishme të praktikoja lojën me shpinë nga porta. Por, është shumë e rëndësishme të punosh me njerëz që të thonë të vërtetën”.

Përmirësimi në lojën me shpinë nga porta- “U përmirësova falë një makinerie që ma hidhte topin me një shpejtësi prej 30-40 km/h. Unë duhej që topin ta pasoja te shokët e skuadrës. Në fillim arrija pak me vonesë, por tani jam gjithnjë dy sekonda para mbrojtësit kundërshtar.

Tani luaj pak a shumë si Shaquille O’Neal. Ka pasur edhe një përmirësim në mentalitet, kur je në moshën 27 apo 28 vjeçare është: ‘Tani ose kurrë’. Gjatë karrierës mund të shënosh edhe 500 gola, por nëse nuk fiton titull është e kotë. Shpresoj që ky titull të hapë një cikël për Interin”, u shpreh Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat