Kreshnik Vula - futbollist i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Ja si u ndërpre ndeshja e Kupës 

Futboll

Kreshnik Vula - futbollist i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Ja si u ndërpre ndeshja e Kupës 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:20
Kreshnik Vula - futbollist i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Ja si u ndërpre ndeshja e Kupës 

Futbollistët nuk i linin rehat as në fusha të improvizuara, regjimi serb kudo i sulmonte, i rrihte e i arrestonte në vitet e 90-ta (1991-1999).
Sportistët shqiptarë përkundër pengesave dhe kërcënimeve, i organizonin garat ashtu si munden nëpër fushat e fshatrave të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Kreshnik Vula i takon Gjeneratës së Republikës, duke luajtur për klubin e futbollit Gjakova dhe Vëllaznimin.  

Vulës i kujtohen shumë vështirësi, ndër to nuk i hiqet nga kujtesa ndeshja e Kupës së Kosovës, mes Gjakovës dhe Besës nga Peja, e cila ishte ndërprerë nga milicia serbe në vitet e 90-ta.   

“Ishte ndeshja për Kupë të Kosovës, Gjakova-Besa. kur erdh policia dhe e ndërpreu. Trajnerin Flamur Vala e mori policia dhe 2 anëtarë të kryesisë”, tregon Vula për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish qendërmbrojtësi thotë se ishin kohëra të vështira, por ndihet krenar që ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës dhe së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë regjimit serb.   Në vitet e pasluftës së Kosovës, Vula referoi me sukses në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat