Kukeli është duke zhvilluar etapën e fundit të karrierës së tij

Futboll

Kukeli është duke zhvilluar etapën e fundit të karrierës së tij

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:00
Kukeli është duke zhvilluar etapën e fundit të karrierës së tij

Ish-lojtari i Kombëtares e mbyll me skuadrën zvicerane, gati të nisë aventurën si trajner!

Burim Kukeli është duke zhvilluar etapën e fundit të karrierës së tij, teksa së fundmi ka mbyllur edhe aventurën me skuadrën e Kriens në Kategorinë e Dytë zvicerane.

Ka qenë vetë Kriens që ka njoftuan mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin 37-vjeçar. Ish-lojtari i Kombëtares ishte pjesë e skuadrës zvicerane për dy sezone, ku zhvilloi 47 ndeshje dhe ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit.

Ky mund të ketë qenë edhe sezoni i fundit si futbollist për Kukelin, pasi kujtojmë se prej kohësh ka nisur kursin e trajnerit dhe në një të ardhme të afërt pritet ta shikojmë në stolin e ndonjë skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat