Kosova dështon me Guinean! Manaj shënon në fund

Futboll

Kosova dështon me Guinean! Manaj shënon në fund

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:48
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës nuk u paraqit me përbërjen më të mirë kundër Guineas dhe si rrjedhojë e kësaj nuk arritën rezultat të mirë. 
Guinea ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Kosovës.

Arb Manaj shënoi në minutën e 90+3 dhe ngushton humbjen në 1:2. Për Guinean shënuan Kouyate (60') e Kante (66'-nga penalltia). Ndeshja u zhvillua në fushën “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi” në Turqi. Pavarësisht humbjes, ishte një test i mirë edhe për selektorin e Kosovës, Bernard Challandes, që të shoh formën e disa lojtarëve të ri.

Kosova luajti me këta lojtarë: Bekaj, Thaqi, Jashanica (Hajrullahu 46'), Domgjoni, Bajselmani, Loshaj, Broja (Jashari 77'), Topalli (Asllani 62'), Rrudhani (Baftiu 85'), Hoxha (Balaj 46') dhe Daku (Manaj (46').

Po zhvillohet minuta e 70-ta, Kosova po tronditet keq. Guinea në epërsi me 0:2. Golat i shënuan: Kouyate (60') e  Kante (66')..

Pjesa e parë mes Kosovës dhe Guineas përfundon pa gola, 0:0.

20' Kosova në dy miqësore paraprake e ka mundur me 4:1 San Marinon dhe me 2:1 Maltën, ndërsa sot po luan me Guinean dhe rezultati edhe më tutje 0:0.

13' Kosova po kërkon golin por pa sukses deri me tash.

6' Nuk ka gola në këtë sffdë që po zhvillohet në Turqi.

Zhvillohet minuta e dytë, rezultati është 0:0.

Kosova sot zhvillon ndeshjen e tretë miqësore gjatë muajit qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat