Ancelotti: Përveç Gjermanisë dhe Portugalisë...

Futboll

Ancelotti: Përveç Gjermanisë dhe Portugalisë...

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 16:36
Ancelotti: Përveç Gjermanisë dhe Portugalisë...

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid ka komentuar së fundmi Italinë në Euro 2020.

Ai thekson se axurrët janë surpriza e kompeticionit, ndërsa sa i përket faktit se ata nuk janë ndeshur me kindërshtarë të vështirë, Anceelotti shprehet se edhe të tjerët nuk është se janë përballur me Brazilin apo Argjentinë.

“Është surpriza e madhe dhe njëkohësisht e reja e këtij turneu. Luan një futboll ofensiv, pa shumë llogari. Ka një organizim shumë të mirë dhe ka të rinj që garantojnë entuziazëm dhe konkurrencë.

Ka pasur përballje me kundërshtarë të lehtë? Po edhe të tjerët, mbase përveç Gjermanisë dhe Portugalisë, nuk është se janë përballur me Brazilin apo Argjentinën.

Përtej rezultatit, unë shoh një grup kompakt dhe luan si skuadër. Meritë e ideve të qarta të Mançinit”, u shpreh Anceelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat