Dështimi për të rinovuar

Futboll

Dështimi për të rinovuar

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:12
Dështimi për të rinovuar

Dështimi për të rinovuar me turkun Hakan Çalhanoğlu është lënë pas krahëve, tek Milani janë të përqendruar për të afruar një profil të ri për rolin e trekuartistit, një futbollist që ofron teknikë, imagjinatë dhe rrezikshmëri më të madhe para portës.

Emri i ri, që po qarkullon në ambientin kuqezi, siç raportohet nga mediet italiane, është Dushan Tadiq, lojtar serb i lindur në vitin 1988, pjesë e Ajaxit të Amsterdamit që nga viti 2018. 32-vjeçari ëshhtë një nga elementët më interesantë dhe më të njohur i ekipit holandez, i cili gjithashtu ka mbajtur shiritin e kapitenit tek “harketarët”.

Sezonin e kaluar shënoi 22 gola dhe dha 26 asiste në 51 paraqitje ndërmjet Eredivisies, Kupës së Holandës, Championsit dhe Europa League-s.

Tani për tani, mësohet se ka pasur thjesht kontakte kontakte mes drejtuesve të “Djallit” dhe përfaqësuesve të lojtarit, të cilët janë treguar të hapur për transferimin. Gjithsesi, do të jetë e nevojshme të diskutohet edhe me Ajaxin, që zotëron kartonin e futbollistit, për të kuptuar se sa është i mundur ky transferim. E nëse do të realizohet, do të jetë vërtet një goditje e klubit kuqezi në këtë merkato verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat