Insigne hedh bazat për të rinovuar me Napolin

Futboll

Insigne hedh bazat për të rinovuar me Napolin

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:05
Insigne hedh bazat për të rinovuar me Napolin

Lorenzo Insigne hedh bazat për të rinovuar me Napolin.

Kapiteni i të kaltërve, kontrata e të cilit me klubin jugor skadon në qershor të vitit të ardhshëm, ka patur një takim me trajnerin e ri Luciano Spalletti të cilit Insigne i ka shprehur dëshirën për ta mbyllur karrierën te Napoli.

Fjalë këto që me siguri kanë shkuar në vesh të presidentit Aurelio De Laurentiis i cili pritet ti ofrojë një marrëveshje të re afatgjatë futbollistit 30-vjeçar, i cili është pjesë e Napolit që nga sezoni 2006 kur ishte vetëm 15-vjeç.

Ndërkohë që në periudhën 2010-2012 klubi i kaltër e huazoi te klube më të dobëta si Cavese, Foggia e Pescara, skuadra në të cilat Insigne spikati me lojrat e tij, për t’u kthyer te Napoli më i fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat