Skandal në zyrat e UEFA-s, policia arreston dy punonjës! Fshihet...

Futboll

Skandal në zyrat e UEFA-s, policia arreston dy punonjës! Fshihet...

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:50
Skandal në zyrat e UEFA-s, policia arreston dy punonjës! Fshihet...

Zyrat e UEFA-s janë në Nion të Zvicrës janë tronditur nga një aksion blic i policisë ku janë arrestuar dy persona me akuzën për korrupsion.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit prill, dy muaj para se të niste Kampionati Europian.

Policia ka pasur mandat arresti për 4 persona, por dy prej tyre kanë qëndruar në qeli për katër muaj.

Sipas gazetës zvicerane ‘’Blick’’, prokurorët janë shprehur se dy personat e arrestuar kanë qëndruar në burg për katër muaj me akuzën e korrupsionit me kompanitë e ofrimit të shërbimeve.

Njëri prej tyre është liruar të mërkurën, ndërsa tjetri sot. Skandali qëndron në faktin se vetë UEFA e ka mbajtur të fshehtë një fakt të tillë duke tronditur edhe më shumë opinionin publik, shkruan panorama sport.

 Kjo nuk është hera parë që selia numër 1 e futbollit europian akuzohet për korrupsion, pasi shpesh ka akuza ndaj drejtuesve në lidhje me këto çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat