I zemëruar me largimin e Messit, yllit tjetër i Barçës kërkon shkëputjen e kontratës

Futboll

I zemëruar me largimin e Messit, yllit tjetër i Barçës kërkon shkëputjen e kontratës

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 09:50
Ilustrim

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona mund të përfundojë duke e ndihmuar Interin, sepse raportohet se edhe Sergio Aguero po kërkon të largohet menjëherë nga “Blaugranët” dhe mund të zëvendësojë Romelu Lukakun në “Giuseppe Meazza”.

Burime të shumta në Spanjë, Francë dhe Argjentinë thonë se Messi është afër nënshkrimit të një kontrate dyvjeçare me PSG-në nga e cila do të përfitojë 40 milionë euro në sezon.

Interi është gjithashtu në bisedime të avancuara me Chelsean për Lukakun, i cili mund të lejohet të largohet për rreth 120 milionë euro plus bonuse, duke arritur çmimin e kërkuar prej 130 milionë eurosh.

“Nerazzurrët” befasisht kanë kthyer vëmendjen tek Aguero pasi disa burime në Kataloni përfshirë “Laporteria” dhe “BTV Esports”, pohojnë se Aguero po kërkon një largim të menjëhershëm nga Barcelona.

33-vjeçari argjentinas kishte kërkuar largimin nga Manchester City si agjent i lirë vetëm sepse donte të luante përkrah Leo Messit.

Tani që Messi është larguar, Aguero besohet se është i zemëruar dhe kërkon nga avokatët e tij që të rishikojnë kontratën, për të parë nëse ata mund ta përfundojnë atë me pëlqimin e ndërsjellë para fillimit të sezonit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat