Akordi është arritur për dy sezone

Futboll

Akordi është arritur për dy sezone

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 23:40
Akordi është arritur për dy sezone

Diego Costa prej kohësh po qëndronte në pushime të detyruara pasi nuk po gjente skuadër.

I larguar që në janar nga Atl. Madrid sulmuesi braziliano-spanjoll nuk kishte skuadër dhe prej kohesh po kërkonte një aventurë të re, por të kushtëzuar për shkak të pretendimeve ekonomike.

Më në fund, pas shumë bisedimesh, lojtari ka vendosur të rikthehet në vendlindje në Brazil dhe me një ekip tepër ambicioz si Atletico Mineiro.

Këta të fundit kanë përforcuar ekipin me lojtaré me shumë eksperiencë si psh Hulk i cili do të ketë tani partner një bomber si Diego Costa, raporton oraneës.

Akordi është arritur për dy sezone dhe lojtari do t'i nënshtrohet testeve mjekësore e më pas edhe do të hedhë firmën në kontratë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat