Futbollisti gjen vëllain pas 27 viteve, ishte braktisur në një jetimore nga prindërit

Futboll

Futbollisti gjen vëllain pas 27 viteve, ishte braktisur në një jetimore nga prindërit

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 20:28
Gokhan Gonul, Can Gonul

Futbollisti i kombëtares turke, Gokhan Gonul konfirmoi pohimet e 27-vjeçarit Can Gonul, i cili pretendoi se ishte vëllai i tij.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes, i cili ishte i lidhur në një emision televiziv të Show TV, deklaroi se Can Gonul është vëllai i tij dhe tha ‘ne ishim 3 vëllezër, u bëmë 4”.

Can Gonul, 27 vjeç, i cili u rrit në një jetimore në Izmit, mori pjesë në programin “Give Up” të prezantuar nga Didem Arslan Yilmaz.

“Sapo mësuam se ne kemi një vëlla. Ne ishim 3 vëllezër, u bëmë 4. Can është vëllai ynë”, tha futbollisti turk.

Can Gonul gjithashtu nuk mund t’i kontrollonte lotët.

Ndryshe, Can ishte lënë në një jetimore në Kocaeli në një moshë të re gjersa mostrat e regjistrimit të popullsisë përputheshin me ADN e familjes së lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat