Clark te Malisheva

Futboll

Clark te Malisheva

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:55
Clark te Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Alan Clark, për të qenë ai Drejtor Teknik i Akademisë së Klubit. Clark aktualisht shërben si asistent trajner në Ekipin Kombëtar të Kosovës U21.

NJOFTIMI 

Jemi të lumtur të ju njoftojmë se klubi ka arritë marrëveshje me Alan Clark I cili do të angazhohet si Drejtor Teknik i Akademisë së Klubit. Clark aktualisht shërben si asistent trajner në Ekipin Kombëtar të Kosovës U21, dhe më parë ka qenë edhe drejtor i Akademisë në Platinum Stars (SA). Presim që Clark të sjellë përvojën dhe njohuritë e tij të vlefshme si trajner profesionist në FC Malisheva.

Inkurajojmë të rinjtë që t’i bashkangjiten Akademisë së klubit tonë me qëllim të zhvillimit të tyre dhe formimin e tyre si futbollist profesionall. Përvoja ndërkombëtare dhe njohuritë e Klark si profesionist, janë nga mundësitë e rralla që na ofrohen.

Mirë se vjen në FC Malisheva Alan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat