Vjosa përforcohet

Futboll

Vjosa përforcohet

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 18:01
Vjosa përforcohet

Klubi Futbollistik “Vjosa” ka qenë njëra nga skuadrat më akive në afatin kalimtar veror.

Skuadra nga Shtimja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Florent Molliqaj.

Sulmuesi i krahut së fundmi kishte luajtur për 2 Korrikun në Ligën e Parë.

“Florenti është lojtar që vjen nga KF. 2 Korriku në ligën e parë të Kosovës. Florenti do të kontriboj që sulmi i KF. Vjosës të jetë më i rrezikshëm dhe do të kontriboj edhe më tej në forcimin e repartit sulmues”, thuhet në njoftimin e klubit.

Skuadra e drejtuar nga Erdin Hashani garon në Ligën e Dytë dhe padyshim do të jetë ndër pretendentët kryesor për ngjitje në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat