Çmendet rrjeti pas zyrtarizimit të Ronaldos

Futboll

Çmendet rrjeti pas zyrtarizimit të Ronaldos

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 18:22
Çmendet rrjeti pas zyrtarizimit të Ronaldos

Teksa të gjithë prisnin vazhdimësinë e tratativës, Mançester Junajtid i habiti të gjithë duke bërë zyrtare rikthimin e Kristiano Ronaldos në ‘’Old Trafford’’.

Ky lajm ka bllokuar për minuta të tëra faqen e Mançester Junajtid në rrjetet sociale duke marrë mijëra pëlqime dhe një lumë komentesh.

Në ‘’Facebook’’ për 9 minuta postimi për Ronaldon mori 162 mijë pëlqime, 22 mijë komente dhe 72 mijë ndarje nga ana e përdoruesve.

Ndërsa në ‘’Twitter’’ shifrat ishin më të frikshme, në vetëm 10 minuta postimi mori 414 mijë pëlqime, 22 mijë komente dhe 279 mijë ndarje. Një lëvizje e bujshme kjo nga ana e portugezit që rikthehet sërish aty ku e nisi karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat