Moderatorja shqiptare: Më ka ngacmuar lojtari i Barcelonës

Futboll

Moderatorja shqiptare: Më ka ngacmuar lojtari i Barcelonës

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:41
Moderatorja shqiptare: Më ka ngacmuar lojtari i Barcelonës

Moderatorja e njohur, Elmira Sadrija, ka deklaruar në emisionin “Libero”, se një vit më parë është bërë lajm ndërkombëtar pasi nëpërmjet instagramit është ngacmuar nga një futbollist i Barcelonës, emrin e të cilit nuk e bën me dije.

Në një intervistë televizive, bukuroshja është shprehur se papritur e ka gjetur veten në lajmet e Ballkanit dhe më gjerë.

“Ngacmimi i fundit ka qenë në shtator të vitit të kaluar, kur unë kam arritur të bëhem lajm në Ballkan dhe pak më gjerë që nuk e kam kuptuar përse.

Përmes followers në Instagram, kam parë që kam qenë në top lajmet në Kroaci, Bosnjë, Serbi, Mal të Zi, edhe kjo ka pasur të bëjë me një futbollist të Barcelonës”, u shpreh Elmira në emisionin Libero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat