Agim Ademi ndjehet krenar me suksesin

Futboll

Agim Ademi ndjehet krenar me suksesin

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:26
Agim Ademi ndjehet krenar me suksesin

Kosova U17 (Femrat) kanë shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Luksemburgut.

Me rezultat 4-2, “Dardanët” do të kthehen në shtëpi me pikë të plota në një takim shumë të vështirë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin për Femra.

Aurora Racaj ishte protagonistja kryesore në këtë takim, duke shënuar 3 gola, derisa një herë shënoi edhe Rreze Gashi.

E pas triumfit të vashave tona, ka ardhur edhe reagimi nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

I pari i futbollit kosovar ka shkruar në faqen zyrtare se është krenar dhe i lumtur me suksesin e vashave të Kosovës U17.

Shkrimi i plotë nga Agim Ademi:

Kënaqësi e papërshkrueshme kur shoh gëzimin në fytyrat e Dardaneve tona të reja! 

Krenar dhe i lumtur për suksesin e Kombëtares U17, që qysh në debutimin e saj arriti ta kalojë fazën e parë kualifikuese dhe të promovohet në Ligën A të kualifikimeve për Evropianin 2022.

Urime për vajzat dardane, për prindërit e tyre që i mbështesin dhe për klubet dhe stafin e trajnerëve që punojnë me përkushtim në ngritjen e tyre profesionale.

Zhvillimi dhe masovizimi i futbollit të vajzave ka qenë dhe mbetet ndër prioritetet tona, derisa sukseset e tilla na ndihmojnë në rritjen e mëtejme.

Le të punojmë së bashku në vazhdimësi për suksese tjera!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat