FIFPro kundërshton idenë

Futboll

FIFPro kundërshton idenë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 12:50
FIFPro kundërshton idenë

FIFPro ka kundërshtuar idenë për të patur Kupë Bote çdo dy vite. Sekretari i përgjithshëm, Jonas Baer-Hoffmann, ka thënë se kjo ide është si rezultat i mungesës së vizionit global dhe denoncon se këto debate orientohen nga interesa komercialë.

“FIFA ka nisur një proces konsultimi në dyfishimin e përsëritjes së Kupës se Botës që nga viti 2028, propozim ky i refuzuar nga UEFA.

Propozimet, mirë, keq apo të tmerrshme për futbollin, shkaktojnë shumë pak debate ose konsultime sepse gjithçka përputhet me interesat e kompeticioneve të ndryshme”, shpjegoi Hoffmann.

Sipas tij, kjo minon shanset për të kryer një reformë të arsyeshme dhe efektive.

“Do të donim të përpiqeshim të dallonim debatin në kalendar dhe debati mbi kompeticionet, të cilat janë të ndryshme”, përfundoi Jonas Baer-Hoffmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat