Marchisio: Ka pak lojtarë me cilësitë e Paulos

Futboll

Marchisio: Ka pak lojtarë me cilësitë e Paulos

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 13:14
Marchisio: Ka pak lojtarë me cilësitë e Paulos

Në një intervistë për gazetën “La Gazzetta dello Sport”, Claudio Marchisio ka dhënë mendimin e tij në lidhje me Paulo Dybala dhe Gigio Donnarumma.

Sipas tij, rinovimi i sulmuesit argjentinas është një sinjal i mirë për ambientin bardhezi dhe shton se do ishte i lumtur ta shihte atë për një kohë të gjatë si lojtar i Juventus.

“Atje ka pak lojtarë me cilësitë e Paulos, gjithsesi ai duhet të bëjë më shumë. I ka alternuar mirë kompeticionet ku ka luajtur dhe në sezonet e kaluara mund të bënte më shumë. Duhet të jetë më i qëndrueshëm dhe ai e di këtë”, tha Marchisio për gazetën.

Ish mesfushori i Juventus ndjen keqardhje që “Zonja e Vjetër” nuk nënshkroi me Donnarumma. “Gardiani” italian u bashkua PSG-së këtë verë, pasi i përfundoi kontrata me Milan në qershor. Marchisio tha se klubi bardhezi duhet të merrte lojtarin pa harxhuar asnjë qindarkë.

“Gigio është kampion, mund të krijonte grup të mirë me lojtarët italianë, diçka që ka qenë shumë vendimtare te Juventusi. Donnarumma, Locatelli, Chiesa dhe Bernardeschi do kishin krijuar një brez të ri pas Chiellini dhe Bonucci të dalin në pension”, përfundoi Marchisio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat